OPINIONTË FUNDIT

“Qëllimi i tij është ta shkatërrojë LDK-në”, familja Imeri ‘shpërthen’ ndaj Abdixhikut – ja çka paralajmëron

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dalë me një shkrim në Facebook, lidhur me bllokadën institucionale që është krijuar me moskonstituimin e Kuvendit.

Më saktë, kjo familje përmendi dhe komentoi më shumë qasjen politike të LDK-së, ku vlreësoi se kjo parti po përballet me “rrezikun më të madh në histroinë e saj”.

Madje, për këtë u kritikua ashpër Abdixhiku ku u tha se qëllimi i tij “është i qartë: ta shkatërrojë LDK-në”.

“Ky parashutist politik, i latuar me kujdes nga prapaskenat, nuk po e çon LDK-në përpara – po e çon drejt varrit.

Republika nuk mbrohet me fjalë, boshe…”, shkroi ndër të tjera familja Imeri, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Miq,

Koha nuk është vetëm për të votuar.

Por për t’u përballur me mashtrimin, me lojën e ndyrë që po bëhet ndaj shtetit dhe ndaj vullnetit tuaj.

Sot, institucionet po bllokohen qëllimisht.

Jo nga të huajt, por nga ata që gojën e kanë ‘shtet’ nga brenda.

Nga ata që flasin shqip, por veprojnë për llogari të huaja.

-Thonë se po’ mbrojnë’ Republikën, por në fakt po e shkelin, po e gjunjëzojnë dhe po e përdorin për interesa të errëta.

-LDK po përballet me rrezikun më të madh në historinë e saj.

-Jo nga kundërshtarët, e jashtëm, por nga kryetari i saj marionetë e përsosur e atyre: që plagosën, dhe dhunuan lirinë, demokracinë për dy dekada …

-Qëllimi i Lumir Abdixhikut është i qartë: ta shkatërrojë LDK-në.

-Në debat plus tha nuk më intereson e kaluara e LDK, tash LDK-ja është tjetër parti (parafrazim) e deklaruar si ‘rruga e re ‘ e Edi Ramës…

-Në pamje të jashtme duket se partia është rritur, por realiteti është ndryshe ka ngecur.

Mbeti e treta.

E dobësuar.

E përçarë.

Tani fajin po e hedhin te njëri-tjetri.

Akuza për vjedhje votash, manipulime, pisakama një skenar i riorganizuar po i bëhet LDK-së për ta fundosur përfundimisht.

Një shërbim i pastër për SHIK-un.

Me këtë veprimtari vetëshkatërruese, LDK mezi do ta kalojë pragun.

Dhe atëherë çfarë do të thotë Abdixhiku?

Ky parashutist politik, i latuar me kujdes nga prapaskenat, nuk po e çon LDK-në përpara – po e çon drejt varrit.

Republika nuk mbrohet me fjalë, boshe…

Koha e përgjegjësisë ka ardhur.

Koha për të zgjedhur mes mashtrimit dhe të vërtetës.

Mes shkatërrimit dhe ringritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *