OPINIONTË FUNDIT

Opozita po e mban peng shtetin për të ndaluar rikthimin e Albin kurtit kryeministër

Në Kosovë po zhvillohet një ngërç institucional i cili, përtej sipërfaqes procedurale të konstituimit të Kuvendit, ka në thelb një krizë politike më të thellë: përplasjen midis vullnetit qytetar dhe interesave të ngushta politike.

Opozita ka krijuar një front të përbashkët, jo për të ndërtuar alternativa apo për të propozuar vizion të ri për vendin, por me një qëllim të qartë: të pamundësojë rikthimin e Albin Kurtit si Kryeministër. Kjo sjellje nuk është thjesht pengesë ndaj një individi – ajo përbën përpjekje për të përmbysur vullnetin popullor dhe për të deformuar legjitimitetin demokratik.

Edhe nëse arrihet një kompromis formal për konstituimin e Kuvendit, ky nuk është zgjidhje substanciale për krizën. Kuvendi pa një shumicë stabile, pa një qeveri me legjitimitet të plotë dhe pa një plan të qartë politik, është vetëm një strukturë e përkohshme në shërbim të zvarritjes së proceseve. Përplasjet do të vazhdojnë, bllokadat do të rikthehen, dhe kriza do të thellohet.

Prandaj, zgjedhjet, ndonëse nuk përmenden zyrtarisht nga të gjitha palët, janë gjithnjë e më të pashmangshme. Është mënyra e vetme për të rivendosur rendin demokratik dhe për të kthyer stabilitetin institucional përmes një vullneti të qartë dhe të rifreskuar qytetar.

Në këtë kontekst, qytetarët e Kosovës do të duhet të reflektojnë jo vetëm mbi atë se kush i ka përfaqësuar më së miri interesat e tyre, por edhe mbi ata që, përmes bllokadave, kanë treguar se janë të gatshëm të sakrifikojnë funksionimin e shtetit vetëm për të ndalur një individ me mbështetje të madhe popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *