Dikur emër i madh i sportit në Kosovë, sot i harruar nga shoqëria
Mirsad Krasniqi përveç si mundës ka qenë edhe trajner po ashtu edhe asistent i trajnerit të mirënjohur Mentaz Allajbegu.
Në vitet e 80-ta ishte emër i spikatur i mundjes përkatësisht në sportin e Kosovës.
Është fjala për ish mundësin (në kaegorinë 62 dhe 68 kg) e mirënjohur Mirsad Krasniqi.
Ish mundësi i klubit Prishtina tani është i harruar nga shoqëria.
Kjo është e habitshme për shoqërinë tonë se sa shpejt i harrojnë emrat e spikatur të sportit që garuan në rangun federativ të ligës ish jugosllave.
Mirsad Krasniqi përveç si mundës ka qenë edhe trajner po ashtu edhe asistent i trajnerit të mirënjohur Mentaz Allajbegu.
Krasniqi është mundësi i parë i KM Prishtina.
Qysh nga viti 1978 ishte pjesë e klubit Prishtina.
Shih habinë, një sportist i shquar sot është lënë në harresë.
Ku gjendet sot Mirsad Krasniqi?
Sot jeton e vepron në Prishtinë por nuk e ka vendin e merituar ashtu siç ishte si sportist i spikatur por është lënë anash nga shoqëria.
Sot mundohet që ta sigurojë ekzistencën përmes një tezge si librashitës në qendër të Prishtinës!
Përse i harrojmë aq shpejt emrat si Mirsad Krasniqi, përveç si sportist është burrë i fjalës e shembullor, që nuk e ka shoqin.
Sot një emër i spikatur është lënë në harresë nga shoqëria!
Kosova nuk ia ka mijëra emra të spikatur por ata që dallohen njihen në gishta, edhe këta si shoqëri i lëmë në harresë!!!
Mos të harrojmë edhe një fakt, Xhevdet Peci emër i madh i boksit kishte dalur në pension me 90 euro.
Kjo e kishte dëshpëruar shumë Xhevdet Pecin i cili shkoi për në Amerikë dhe me datën 9 maj të vitit 2022 edhe ndërroi jetë, ku u kthye në arkivol në vendlindjen e tij në Zhazhë të Mitrovicës.