POLITIKATË FUNDIT

“S’ka shancë me PDK-në”, Albulena Haxhiu flet për koalicionet e mundshme të LVV-së – ja çka thotë për opozitën dhe çka për Nismën!

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe koalicionet e mundshme.

Haxhiu u shpreh e prerë se nuk do ketë koalicion LVV-PDK dhe as me LDK dhe PDK.

“Nuk ka shancë që ne të shkojmë në koalicion me PDK-në. Nuk janë partnerë tanë te koalicionit as PDK, as LDK e as AAK”, tha Haxhiu në Kanal10, përcjell “Bota sot”.

Kurse, ajo u pyet edhe për mundësinë e një koalicioni me Nismën, për të cilën as nuk e mohoi e as nuk e pohoi.

“Kryeministri Kurti e ka marrë përsipër që ta drejtojë këtë proces, ai është personi i vetëm përgjegjës për të fol i pari, për të vazdhuar më pas ne me qëndrimet për opinionin publik. Dhe, duke qenë se unë nuk kam qenë pjesë e këtyre takimeve, natyrisht se as nuk mund t’i di dejat, por që diskutimet po vazhdojnë dhe presim derisa të përmbyllen”, u shpreh Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *