TË FUNDIT

Kishte ardhur për pushime në Kosovë, ky është i riu që vdiq nga aksidenti i sotëm në Terstenik

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit.

Media ka mësuar se viktima është rreth 25-vjeç, dhe quhet Aldion Mulaj. I ndjeri kishte ardhur sot për pushime në Kosovë nga Austria..

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se edhe një person tjetër është lënduar nga aksidenti, viktima dhe i lënduari të dy ishin në motoçiklet kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *