“Për inat të vjehrrës, shkoj fle me mullixhinë!” – Kimete Berisha ironizon opozitën pas seancës së dështuar: E luajtët lojën e VV-së
Pas dështimit të seancës për konsitutimin e Kuvendit, ka dy fjalë edhe opinionisjta Kimete Berisha.
Ajo ka “shpërthyer” ndaj opozitës, për të cilën ka thënë se VV e organizoi lojën, e opozita e luajtën lojën e saj!
Ajo shkruan se PDK.-së nuk i ka aspak nuk i ka hije, sepse, çdo gjë e keqe që i ka ndodhur Kosovës në dy dekada, këta kanë faj…
Për LDK-në thotë se “nuk e ka fituar asnjë komunë, nuk e ka votuar as vendlindja e Ibrahim Rugovës, duke shtuar se “ky do të duhej të ishte problemi i tij më i madh, gabimet e veta, e jo gabimet e Albin Kurtit”.
Shkrimi i plotë:
Për inat të vjehrrës, shkoj fle me mullixhinë!
– Shumica prej tyre zbritën nga lagjet superluksoze, milioner pas milioneri, vagabond pas vagabondi, drejt e në sallën e Kuvendit, për t’u treguar,
aha…
varet prej meje!
– Sot e pamë që Kosova nuk është shtet. Është një eksperiment që i del duçi, në çastin kur shqiptarët nuk i mban i huaji ‘nën sund’, i kthehen robërisë dhe vetëshkatërrimit, me qejfin më të madh.
– Sot, në rend, shtyheshin se cili i pari, dhe cili më shumë do ta bllokojë Kuvendin.
Secili shah në vete.
Secili shtet në vete.
E shteti askund!
– Krejt bota e civilizuar po i trajnon nxënësit dhe qytetarët e vet se si të gjenden e të mbijetojnë në rast lufte…apo të ndonjë krize.
kurse shqiptarët e luftojnë vetveten kur nuk i lufton askush!
– Nuk qetësohen pa u vetëshkatërruar!!
– Sot, për herë të parë, shqiptarëve iu dha mundësia të veprojnë të pavarur nga këshillat amerikane e gjermane, dhe vepruan.
– Me vetëdije të plotë dhe me një sevda solemne ia nisën shkatërrimit, nga vetvetja. – Ishin në gjendje ta flijonin veten, veç që ta shihnin Albin Kurtin të shkatërruar.
– Motiv shumë i fortë, ky.
Ama, jopolitik.
Pakëz ekzotik, e pakëz…ekzotik.
1. PDK.
Aspak nuk i ka hije…
Sepse, çdo gjë e keqe që i ka ndodhur Kosovës në dy dekada, këta kanë faj …
– Janë bërë reaksionarë, përkrahës të prapambetjes…
vazhdimisht me mesele e me hu’ në krah!
– PDK kërkon ta bëj qeverinë, anipse nuk i ka fituar zgjedhjet.
– Kjo i ka bërë të duken të frikshëm, të lajthitur dhe të neveritshëm.
– Kjo parti më nuk sillet normal.
…sillet si një bandite e lagjes, që nuk e gjen rrugën të dal nga dëshpërimi.
2. LDK.
Aspak origjinale në armiqësinë e saj.
Por, pak më e mençur se PDK, ama, e nervozuar, shumë.
– Lumir Abdixhiku orë e çast, tregon se ka vendosur të jetë në opozitë!
E ku tjetër do të jesh!
– Nuk e ka fituar asnjë komunë, nuk e ka votuar as vendlindja e Ibrahim Rugovës…
ky do të duhej të ishte problemi i tij më i madh, gabimet e veta, e jo gabimet e Albin Kurtit…
Se nuk je redaktor i i tij…
Lëre Albinin të gaboj!
– Pse nuk po e lë!
– Kam kujtuar që Lumiri do të arrijë ta fsheh mllefin e tij, ama, jo..
– Fizikisht duket buçko, si Benny Hill kur ka qenë i ri, i klnaqur me vetveten, ama, i mungon humori, në këtë moshë, paramendoje…qysh bëhet ky më vonë…!
– Gjaknxehtë, si të gjjthë…
Asnjë normal…, asnjëri ‘cool’…
qetësohu, vëlla se po çmendesh!
3. Lista Serbe.
As kundër Kosovës, as pro Kosovës.
– Dallimi i tyre me opozitën shqiptare është se opozita ishin kundër që të bëhej Kuvendi, e Lista Serbe, abstenoi!
4. AAK.
Haraka haraka haina Baraka.
5. VV.
E organizoi lojën, e opozita e luajtën lojën e saj!
– Opozita gjithmonë ua bën ‘mirroring’ gjesteve të Albin Kurtit.
Në vend se ti shikojnë punët e veta, këta e imitojnë.
Ai lart- këta edhe më lart.
Ai poshtë – këta edhe më poshtë.
– Janë bërë si ‘Kori i korbave’, prandaj ata që i bashkon urrejtja, i shkatërron urrejtja…
E rezultati i urrejtjes – zero.
Albin Kurti prapë i fiton zgjedhjet.
– Veç çka keni fjetur kot me mullixhinë.
– E përdora versionin e Shqipërisë ‘Për inat të vjehrrës’ se versioni i Kosovës shumë tragjik.
– Shqiptarët e kanë humbur rrugën në Liri. Që ka thënë Kafka: ‘Jam i Lirë, prandaj jam i Humbur’ !
P.S. E, Ambasadori gjerman, me siguri është duke e qitë naj rend fli’ dikund në një fshat të bukur të Kosovës, që e ka ‘zbuluar’ gjatë fundjavës…