“Je i pafytyrë”/ Çfarë e futi në sherr çiftin e sapomartuar? Egli heq unazën: Nuk e prisja që…
Dita e sotme nisi mjaft e qetë për çiftin e ‘sapomartuar’, Egli dhe Gjesti, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori ngacmonte partneren e tij se pse rri në gjumë kaq shumë, në vend që të çohet e të bëjë punët e shtëpisë.
Por kjo qetësi nuk zgjati shumë pasi Egli vuri re një detaj te Gjesti. Ky i fundit kishte hequr unazën e martesës dhe banores nuk i pëlqeu aspak ky veprim i tij.
“Nuk mbaj unazë unë kurrë dhe i martuar dhe me grua. Unaza plastike (si ajo roza) mbaj, po unazë martese asnjëherë. Duhet të ma njohësh tipin”, i ka thënë Gjesti asaj.
Ndërkohë Egli që është mërzitur me partnerin e saj i thotë:
“Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi. Je i pafytyrë”.
Madje edhe Egli ka vendosur që t’a heqë unazën e martesës njësoj si Gjesti.
Kujtojmë se mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u zhvillua dasma e Eglit dhe Gjestit, ku të pranishëm ishin edhe disa prej ish-banorëve të këtij edicioni: Tiri, Krisa, Loredana, Livia, Valbona, Shkëlzeni dhe Klajdi.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, të cilët ishin edhe në rolin e dëshmitarëve të çiftit. Por jo vetëm kaq, pasi celebrimi u mbajt nga moderatori i njohur, Ledion Liço.