POLITIKATË FUNDIT

Hekurudha Kuq e Zi, Aliu: Përmbyllet me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni preliminar për linjën hekurudhore Durrës – Prishtinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se është përmbyllur me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni preliminar për linjën hekurudhore Durrës – Prishtinë.

Aliu ka shkruar se nga Durrësi në Prishtinë: një hekurudhë e re, një epokë e re për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Hekurudha Kuq e Zi. Përmbyllet me sukses studimi i fizibilitetit dhe dizajni preliminar për linjën hekurudhore Durrës – Prishtinë, një projekt strategjik që na afron më shumë me Shqipërinë dhe i hap rrugë një transformimi të madh ekonomik, social e mjedisor”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “kjo linjë do të shërbejë si urë për njerëzit dhe bizneset, do të ulë kostot e transportit, dhe me portin e thatë në Prishtinë si zgjatje e portit Romano në Durrës, po krijojmë një nyje të re zhvillimi për të gjithë rajonin”.

“Bashkë me zv. kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, ministrin e financave Petrit Malaj, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, pamë prezantimin e studimit të fizibilitetit dhe dizajnit preliminar për këtë linjë hekurudhore”, shkroi Aliu.

Mes tjerash, ai ka shtuar se 1.8 miliard euro investim, rreth 105 km hekurudhë, 14 tunele, 7 stacione, dhe një vizion i përbashkët i Shqiptarisë që po bëhet realitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *