TË FUNDIT

Shqipëria hap grupkapitullin e dytë të negociatave anëtarësim në BE

Shqipëria ka hapur grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me ç’rast presidenti Bajram Begaj e quajti hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit.

Ai ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me përkushtim e përgjegjësi.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: hapja e grup-kapitullit të 2-të të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Për rrugën evropiane, Shqipërinë e ka lavdëruar presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ai e takoi të hënën në Bruksel kryeministrin Edi Rama, që tha se inkurajues progresi që Shqipëria ka bërë në këtë drejtim. Ai paralajmëroi vizitë në Ballkan.

“Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit”, ka deklaruar Costa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *