Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në “kryeqytetin e Ballkanit” kanë ndryshuar
E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga media greke Kathimerini.
Gazeta ka shkruar për ndryshimin që Tirana ka pësuar në vite, teksa shprehet se “fasadat gri janë kthyer tashmë në ngjyra”, duke nënkuptuar kështu “gjallërimin” që kryeqyteti po përjeton dita-ditës.
Një vizitë e fqinjëve për 48 orë, është shpalosur e gjitha në “letër”, por nuk mungojnë as fotot nga Piramida, skulptura të ndryshme të vendosura në qytet, disa punime artizanale siç janë tasat qeramike që shiten tek Pazari i Ri, Kisha Orthodokse, Xhamia e Et’hem Beut, muzeu i Ismail Kadares, Galeria e Arteve por dhe Shtëpia e Gjetheve.
Media gjithashtu ka shkruar dhe për ushqimin tonë, duke veçuar byrekun e ngrohtë të mëngjesit, në formë trekendore, që shoqërohet me dhallën.
Nuk ka lënë pa përmendur as dashurinë tonë për kafen, teksa shkruan se kafenetë janë “zingjirë”, e se ndodhen cep më cep të qytetit.
Një gjë e tillë mund të themi se vendos në dukje jo vetëm faktin që shqiptarët “vdesin për kafe”, por se gjithashtu biznesi i bareve është fitimprurëse.
Kathimerini vë në theks se lokalet tona nuk janë vetëm tradicionale, por gjenden gjithashtu dhe me estetikë Berlini.
Lidhur me transportin, në artikull shkruhet se nuk përbën problem, pasi iteneraret e autobuseve janë të shumta, e pagesat bëhen brenda mjetit, e jo në pika të caktuara siç ndodh në shumë shtete të botës.
Një “kritikë” që vizitorët fqinjë kishin për kryeqytetin tonë ishte trafiku./Tv Klan