OPINIONTË FUNDIT

“Mjaft me lutje për opozitën”, Geci ka një thirrje për Kurtin: Koha që maskat të bien….!

Halil Geci ka reaguar në lidhje me tentativat për koalicione dhe formim të qeverisë së re.

Ai në një shkrim në Facebook, kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që t’i ndalojë “lutjet për opozitën”.

Kjo për shkak se, Geci vlerëson se partitë opozitare kanë humbur legjitimitetin dhe po veprojnë në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës

“Futini në zgjedhje – dhe le të flasë populli. Sepse nuk mund të jesh me Kosovën ditën, dhe me Serbinë natën. Koha që maskat të bien”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kryeministër Kurti, mjaft më me lutje për opozitën që po e saboton shtetin.

Kryeministër Kurti, opozita që sot bojkoton institucionet, ka humbur legjitimitetin dhe po vepron në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës – jo të Kosovës.

Ju e keni fituar besimin e qytetarëve me votë të pastër, madje edhe vetëm me Listën Guxo keni marrë më shumë përkrahje se të gjitha partitë opozitare së bashku. Kjo është forca e legjitimitetit demokratik.

Sot, kjo opozitë – që dikur pretendonte të ishte opozitë e Kosovës – po sillet si zgjatim i interesave të Beogradit dhe Moskës. Të gjithë e dimë: kanë blerë vota, kanë vjedhur vota, kanë shantazhuar qytetarë – dhe sërish nuk ia dolën.

Tani, duke bojkotuar institucionet, po e sulmojnë shtetin nga brenda. Ky nuk është veprim politik, është sabotim. Dhe sabotimi i institucioneve të Republikës është bashkëpunim i heshtur me Listën Serbe.

Futini në zgjedhje – dhe le të flasë populli. Sepse nuk mund të jesh me Kosovën ditën, dhe me Serbinë natën. Koha që maskat të bien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *