Lindi dhe u rrit në Stamboll, gazetarja me prejardhje nga Kosova: E kam pas babën patriot, kurrë s’ka folë me ne turqisht
Gazetarja shqiptare me prejardhje nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Stamboll, Ozge Demirozu, ka treguar për ruajtjen e traditave shqiptare dhe gjuhës shqipe nga familja e saj.
Ajo ka thënë se në shtëpinë e saj s’ishte lejuar komunikimi në gjuhën turke.
“Kam jetu atje, jam rritë atje. Por gjithë e kemi folë gjuhën tonë, gjuhën shqipe. E kemi pasur të ndaluar në shtëpi me e folë gjuhën turqishte. E kemi pas një baba patirot, kurr s’ka folë me ne në turqisht, vetëm shqip, sepse s’ka pas qejf ta harrojmë gjuhën dhe identitetin tonë shqiptar”, ka thënë Demirozu, në një intervistë për RTSH.
Ajo thotë se ia ka lënë amanet babai i saj ia ka lënë amanet që të vazhdojë një trashëgimi të tillë të kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe.