Zëdhënësi i Qeverisë demanton lajmin e Periskopit, e quan sulmin ndaj Qeverisë Kurti dhe dezinformim i publikut
Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj artikullit të publikuar nga Periskopi, kinse katër ministri të Kurtit dënohen me mbi 620 mijë euro për trajtimin mjekësor të një pacienteje në klinikë private.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka quajtur dezinformatë këtë lajm, pasi bëhet fjalë për një rast i cili kishte filluar në kohën kur qeveria nuk drejtohej nga kryeministri Kurti.
Sipas tij, ky artikull nuk ka për qëllim informimin e publikut, por është sulmin ndaj Qeverisë Kurti dhe dezinformimin e publikut.
“Dezinformatë
Ky artikull nuk ka për qëllim informimin e publikut, por sulmin ndaj Qeverisë Kurti dhe dezinformimin e publikut.
Duam të sqarojmë për qytetarët se titulli “Katër ministri të Kurtit dënohen me mbi 620 mijë euro për trajtimin mjekësor të një pacienteje në klinikë private” është dezinformues meqë bëhet fjalë për një rast i cili kishte filluar në kohën kur qeveria nuk drejtohej nga kryeministri Kurti (shihni pjesët e nënvizuara brenda artikulli)”, ka thënë Kryeziu në një reagim në profilin e tij në Facebook.