Veprimtari nga Gjermania tregon se kush duhet të jetë Presidenti i ardhshëm: Përsëri Vjosa
Derisa kanë mbetur ditët e numëruara drejtë formimit të institucioneve, veprimtari dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur rreth asaj se a duhet të përfshihet edhe posti i Presidentit në ‘pazaret’ për koalicionin udhëheqës.
Ai ka lavdëruar rolin e Presidentes Vjosa Osmani në këtë rast, duke thënë se ishte në një kohë kur jo vetëm armiqtë bën sulme karshi Kosovës, por edhe aleatët zbehën mbështetjen ndaj saj.
“Fol ka del shpirti”,- shprehet populli, kur është fjala e përcaktimit, për të thënë një të vërtetë absolute. Pa mohuar shërbimin e presidentëve paraprijës, përmbushja e detyrës së Presidentit nga Vjosë Osmani, ka qenë plotore. Dhe, roli personal i saj është shtuar në një kohë zezonë për Kosovën, kur jo vetëm armiqtë e hapur intensifikuan sulmet karshi Kosovës, por edhe aleatët dhe miqtë zvetënuan mbështetjen për Kosovën, jo vetëm pa meritueshëm, por edhe pa motivueshëm.
Kampanjes arniqësore të Serbisë, kundër Qeverisë Kurti dhe Kosovës, iu bashkua edhe popzita destruktive e PAN-it, e ndihmuar nga shumësia e medieve llapaqenër dhe drejtësia, me të gjitha degëzimet e saj, Prokurorinë, Gjykatat e deri ke Gjykata Kushtetuese. Aq mos besuese u bë edhe Gjykata Kushtetuese, sa Qeveria nuk ka guxim për t`ia besuar për shqyrtim një Draft-Statut për Asociacionin! Këto organe ndërhynë edhe pranë resorëve të Drejtësisë Ndërkombëtare, për t`i dështuar nismat qeveritare, siç janë Vetting-u dhe Byroja e Verifikimit të Pasurive, pa mbulesë nga të ardhurat personale e familjare faktike. Pra, pasurim të paligjshëm të varfanjakëve të para luftës dhe të njëjtit multi-milionerëve të pas luftës”, vlerëson Zeqiraj.