TË FUNDIT

Qendra e të dhënave të AI hargjojnë shumë energji elektrike: Pas 5 vjetësh, katër herë më shumë!

Kërkesa për energji elektrike nga qendrat e të dhënave në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2030, duke arritur në rreth 945 teravat-orë.

Për ta vendosur këtë në perspektivë, kjo është pak më shumë se sa konsumon aktualisht e gjithë Japonia, ndërsa kërkesa nga qendrat e të dhënave të optimizuara për inteligjencën artficiale (AI) do të katërfishohet gjatë të njëjtit periudhë, sipas një raporti të publikuar sot nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi i energjisë në qendrat e të dhënave është në rrugën për të përbërë pothuajse gjysmën e rritjes së kërkesës për energji elektrike deri në vitin 2030. Sipas parashikimeve, ekonomia amerikane do të konsumojë më shumë energji elektrike për përpunimin e të dhënave se sa për prodhimin e të gjitha mallrave me intensitet të lartë energjie, përfshirë alumini, çelikun, çimenton dhe kimikatet.

Ekspertët presin që qendrat e të dhënave në ekonomitë e zhvilluara të nxisin më shumë se 20 për qind të rritjes së kërkesës për energji elektrike deri në vitin 2030. Një qendër të dhënash sot konsumon aq energji sa 100 mijë familje, por disa qendra të dhënash që janë aktualisht në ndërtim do të kërkojnë deri 20 herë më shumë energji.

“Me rritjen e inteligjencës artificiale, sektori i energjisë është në krye të një prej revolucioneve më të rëndësishme teknologjike të kohës sonë”, tha Drejtori Ekzekutiv i IEA, Fatih Birol.

Sipas tij, inteligjenca artificiale paraqet një mjet potencialisht jashtëzakonisht të fuqishëm, por vendimi se si do të përdoret varet nga kompanitë, qeveritë dhe shoqëria e tërësishme, thuhet në raportin e publikuar në faqen e IEA.

Rritja e kërkesës për energji elektrike për qendrat e të dhënave do të çojë në rritjen e emisioneve të dëmshme, por ky rritje do të jetë e vogël në kontekstin e sektorit të përgjithshëm të energjisë dhe potencialisht mund të kompensohet nga ulja e emisioneve që mundëson inteligjenca artificiale, nëse adoptimi i teknologjisë bëhet i gjerë, sipas organizatës me qendër në Paris.

Vendet që duan të përfitojnë nga potenciali i inteligjencës artificiale duhet të përshpejtojnë investimet e reja në prodhimin e energjisë dhe rrjetet, të përmirësojnë efikasitetin dhe fleksibilitetin e qendrave të të dhënave dhe të forcojnë dialogun mes krijuesve të politikave, sektorit teknologjik dhe industrisë së energjisë, shton IEA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *