Qeveria e re në “udhëkryq”, vjen thirrja për Kurtin dhe LVV-në: Duhet të analizohet seriozisht, se ku…!
Është me shumë rëndësi që koalicioni të formohet e qeveria e legjitimuar nga zgjedhjet të fillojë sa më shpejt nga puna”
Situata politike në Kosovë ka mbetur në “udhëkryq” pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi 48 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nisma Socialdemokrate ka tetë deputetë.
Këto rezultate konfirmojnë faktine se, fituesja e zgjedhjeve – LVV, nuk do të mund ta formojë qeverinë pa një koalicion me partitë shqiptare. Ky subjekt nuk e ka mbështetjen e plotë të partive joshumicë, por edhe sikur ta kishte, kjo nuk do të mjaftonte për ta formuar ekzekutivin.
E për këtë tani ende jemi në një “mjegull” sa i përket çështjes së si do formohet dhe duket qeveria e re.
E në lidhje me procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti shqiptar, Milaim Nela.
Si fillim, ai u shpreh se mesazhet e votuesve të Kosovës ishin mjaft të qarta, ku në këtë pik përmendi dallimet në përqindje të votave mes partisë së parë dhe asaj të dytë.
Po ashtu, përmendi edhe disa faktorë, nga të cilët ndikohet fomimi i qeverisë.