TË FUNDIT

Kosova pa misionin e UNMIK-ut, çka mund të humbë dhe çka të fitojë?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kërkuar pos tjerash përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Gërvalla e cila në fjalën e saj ka folur për sulmin e armatosur të 24 shtatorit në 2023 në Banjskë, ku ka humbur jetën polici Afrim Bunjaku si dhe për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i trajtojë seriozisht veprimet destabilizuese veprimet destabilizuese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës dhe, njëkohësisht, ta ndalojë logjikën e mohimit e relativizimit të krimeve të rënda që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Duke folur lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Ministrja Gërvalla deklaroi se ‘ky nuk ishte thjesht një incident i izoluar’, por një akt i planifikuar agresioni me bazë në Serbi dhe i kryer nga grupe paramilitare të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq, një person i lidhur ngushtë me elitën politike serbe. “Ta quash këtë një ‘incident serioz sigurie’, siç e përshkruan raporti i UNMIK-ut, është shtrembërim i hapur i realitetit. Ky ishte një akt i pastër agresioni i sponsorizuar, armatosur dhe mbështetur nga Serbia. Ishte terrorizëm shtetëror. Ishte akt lufte”, u shpreh Gërvalla.

Tutje, sipas Gërvallës, raportimi i UNMIK-ut ka qenë i njëanshëm dhe në shpërputhje me realitetin në terren.

“UNMIK-u nuk po e dëmton më Kosovën, po e dëmton kredibilitetin e Kombeve të Bashkuara. Ndryshe nga agjencitë e tjera të OKB-së që janë partnere të vërteta, UNMIK-u është kthyer në një pengesë për të vërtetën,” ka deklaruar ajo.

Palë me Beogradin

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, thotë se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pala serbe artikuloi akuza të trilluara.

Ai përmend vendet të cilat kanë qëndrim pro- serb dhe për këtë sipas tij vuan Kosova.

“Si gjithnjë, edhe kësaj radhe, pra para pak ditësh, u mblodh sërishmi Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për të shqyrtuar raportin e UNMIK-ut jo ekzistent në Kosovë. Ishin të çpranishëm dy ministrat e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla e Kosovës dhe zoti Gjuriq i Serbisë. Edhe kësaj radhe pala serbe artikuloi akuza të trilluara për atë që ajo e quan “përndjekje e pakicës serbe në Kosovë nga ana e qeverisë së zotit Kurti”! Se në Kosovë serbët, sidomos ata në veri, përndiqen dhe kërcënohen nga Lista Srpska dhe bandat e Radoiçiç, kjo nuk ka nevojë për prova. Eshtë sheshit e dukshme. Por janë pikërisht autoritetet e Serbisë dhe të Listës Srpska ata që akuzojnë autoritetet e Kosovës për “ushtrim dhune kundër serbëve”!

Në fakt kësaj formule i kanë ardhur në ndihmë shumë vendime dhe qëndrime të faktorit perendimor, me të cilat është ndëshkuar Kosova me pretendimin se “Vendimet e qeevrisë Kurti e vështirësojnë jetën e qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë. Si të tilla janë interpretuar largimi i institucioneve ilegale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, mbyllja e bankës dhe postave të Serbisë, vendosja e targave të Kosovës, deri te zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut. Për këtë qëndrim pro-serb Kosova vuan ende sot masat ndëshkuese të Bashkimit Europian. Për të vendosur ato masa ndikoi Franca, e cila e bindi për këtë edhe Gjermaninë. Tani Francës i duhet vetëm vetja për t’i mbajtur në fuqi masat ndëshkuese kundër Kosovës. Dhe mesa duket Macron e ka garantuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për mbajtjen e masave anti-Kosovë gjatë vizitë që Vuçiq zhvilloi në Shën Elize”, deklaron Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *