TË FUNDIT

“Stabilitet afatgjatë”, komandanti amerikan për operacione speciale vjen në Kosovë

Komandanti amerikan për operacione speciale në Europë ka zbarkuar në Kosovë. Lajmin e konfirmon vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, mirëpriti në Ambasadën e SHBA-ve, gjeneralin, Joseph G. Lock, Zëvendës Komandantin e Përgjithshëm të Komandës së Operacioneve Speciale në Europë, si pjesë të vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Vizita pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për partneritet dhe stabilitet afatgjatë”, theksohet në një njoftim zyrtar.

Ndërkohë, më herët Atasheu i Mbrojtjes i Ambasadës Amerikane dhe Zëvendës Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun vizituan studiuesin e Fulbright, Chad Austin nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA-së, shkruan A2 CNN.

Austin ka trajnuar kadetët e Akademisë së Mbrojtjes së Kosovës në udhëheqje ushtarake dhe negociata për tre muajt e fundit. Javën e kaluar, ai udhëhoqi ekipin kosovar drejt fitimit të medaljes së artë në debutimin e tyre në Konkursin e 23-të Ndërkombëtar të së Drejtës Humanitare në San Remo të Italisë. (A2 Televizion)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *