Kim Memeti: Alternativa me një autobus njerëz dëshiron të jet e barabart sa ASH
Analisti Kim Memeti në një emision debativ ka folur rreth ngjarjeve të fundit në VLEN duke mbështetur idenë e Arben Taravarit për lista të veçanta që çdo subjekt të dijë peshën e tij, shkruan Top24.
Memeti thekson se kjo nuk mund të funksionojë pasi aty brenda ke një parti si Alternativa me një “autobus” njerëz, që ndanë po aq pushtet sa edhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas tij, një balancë e tillë është jo reale dhe krijon tensione të panevojshme brenda koalicionit. Ai shtoi se nëse nuk rregullohen këto çështje të brendshme, VLEN rrezikon të mos jetë një alternativë e qëndrueshme për të ardhmen politike shqiptare në Maqedoni.