OPINIONTË FUNDIT

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Duda Balje, deputetja e SDU-së ka bërë thirrje publike ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti të cilin e ka ftuar në një dëgjim publik në Reçan.

Balje tha se e përfaqëson komunitetin boshnjak dhe nuk është person e vetme.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është i ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thonë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazia mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje.

Se a është takuar apo ka presione nga koka e terroristit, Milan Radoiçiqit, Balje tha e mohoj duke thënë shkurtimisht “jo, nuk kam presione të tilla”.

“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv”, tha Balje.

Analisti mbështetës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin “Debat Plus”, duke pretenduar se deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe kryeorganizator i dyshuar i sulmit të armatosur në Banjskë.

Ramabaja pretendoi se sipas informacioneve të tij, kontakti ka ndodhur më 28 shkurt, edhe pse nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një takim fizik apo për një komunikim telefonik.

“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” u shpreh Ramabaja në RTVDukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *