POLITIKATË FUNDIT

“Nga krenaria historike tek heshtja e turpshme” – Arlind Qori reagon pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Izrael

Në një kohë kur bota sheh me tronditje pamjet nga Gaza dhe kur zërat për ndaljen e masakrës janë më të nevojshëm se kurrë, Shqipëria zgjodhi të heshtë. Gjatë vizitës në Izrael, kryeministri shqiptar nuk tha asnjë fjalë për viktimat e pafajshme palestineze – duke e zhveshur retorikën për të drejtat e njeriut nga çdo kuptim. Arlind Qori, përfaqësues i Lëvizjes Bashkë, reagon me një deklaratë të fortë, duke rikujtuar jo vetëm historinë e lavdishme të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve, por edhe detyrimin moral që ajo histori na ngarkon për të sotmen.

Postimi i plote:

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët shpëtuan jo vetëm hebrenjtë, por – sipas parimit “kush shpëton një jetë të pafajshme ka shpëtuar krejt njerëzimin” – shpëtuan edhe njerëzimin. Kësisoj edhe nderin tonë si popull.

Sot kryeministri i Republikës së Shqipërisë, gjatë vizitës në Izrael, na turpëroi duke mos thënë çerek fjale për dhjetëra mijëra viktimat e pafajshme në Gaza (sipas një artikulli të Reuters-it, mbi 15,000 palestinezë të vrarë janë nën 18 vjeç).

Shqipëria nuk mund ta ndreqë dot botën. Por populli shqiptar ka në dorë të shpëtojë nderin e vet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *