Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, flet ish-deputetja e LDK-së
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar letër Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.
Në letër Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Kurse, pas kësaj letre, ka reaguar anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, e cila është zgjedhur edhe deputete e LDK-së.
Ajo ka thënë se qëndrimet e LDK-së për koalicionin qeverisës me LVV i kanë të qarta.
“Organet e partisë do të vendosin se a do të shkojmë apo jo.
Përndryshe qëndrimet tona për qeverisjen me LVV-në i kemi të qarta”, tha ajo.
Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama në një prononcim të shkurt për “Bota sot”, ka thënë se një koalicion me LVV do të oshte fundi për LDK-në.
“Mendoj se çdo bisedë apo koalicion me VV do të shënonte fundin e LDK.
Dihet se janë votuesit e LDK që kanë kaluar në VV më 2021 dhe aktualisht, dhe një koalicion me VV nuk do të ishte as në të mirën e LDK-së e as të shtetit, duke pasur parasysh sjelljen desteuktive të qeverisë Kurti”, tha ajo.
Vlen të përmendet se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje