OPINIONTË FUNDIT

Jooooo: Miliarderit të parë shqiptar në Forbes i dalin lidhjet me Serbinë

Autor: tjeter.net

Mediat që sponsorizohen nga biznese të Samir Manes, e bënë të madhe javën që shkoi lajmin se një shqiptar ishte futur në listën e miliarderëve të revistës prestigjioze Forbes. Kush ishte ai farë burri? Surprizë: ishte Samir Mane. Por, Forbes në serbisht – pa të keq – ia përmend edhe lidhjet e tij me Serbinë.

Artikulli i përgatitur nga Jellena Andriqi titullohet “Kush është shqiptari Samir Mane nga lista Forbes e miliarderëve: Biznesi me Mishkoviqin dhe lidhjet aktuale me Serbinë”

Por, s’e jep megjithatë atë që e premton. T’i themi së pari disa gjëra që janë të rëndësishme të dihen.

Pasuria e z. Mane vlerësohet të jetë rreth 1.4 miliard dollarë. Sipas Forbesit, ai është themelues dhe president i Balfin Group, një kompani që punon në patundshmëri, elektronikë, tregti me pakicë dhe banka. Ka qendra tregtare, dyqane të gjërave elektronike e të lojërave në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ka patundshmëri edhe në ShBA, Kanada e Austri.

I ra kah Beogradi
Ajo çka i bie në sy Andriqit nga biografia e ofruar në Forbes për Manen është fakti se iku nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 për në Austri. Në këtë vend kishte shkuar duke shkelë së pari Beogradin. E kah t’i binte i ngrati?

Në vitin 1993 u kthye në Shqipëri dhe nisi të shiste gjëra shtëpiake. Pak më vonë e hapi edhe një zinxhir dyqanesh për gjëra elektronike.

“Një fakt interesant nga biografia e tij është që ai fjeti në kamion gjatë udhëtimit dyditor prej Vjenës në Shqipëri, ku ia nisi të shiste gjëra shtëpiake.”

Biznese në 11 shtete
Më tutje, informohemi se kompania e tij operon në 11 shtete: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, ShBA dhe Kanada. Ku është Serbia? – e pyetëm Forbesin nga përtej ekranit (hint: ishte pak më poshtë):

“Me dy shokë të mi, e para dyqanin e parë privat në Shqipëri më 1987. Shisnim qebapa,” – tha z. Mane njëherë në Top Albania Radio, siç e citon Forbesi.

Puna me Mirosllav Mishkoviqin
Eh, këtu flen lepuri (e jo në kamionin që shkon prej Vjene në Tiranë me shporetë e me enëlarëse) Miliarderi shqiptar që doli në Forbes bashkëpunoi edhe me biznese serbe. Në rend të parë, me kompaninë e oligarkut serb Mirosllav Mishkoviqin.

Gazeta Tema e cilësonte Mishkoviqin si “eksponent të Sllobodan Millosheviqit”.

Qysh bashkëpunoi? Nga ajo që dihet publikisht dhe që s’mund të mohohet, është e mëposhtmja:

Në vitin 2005, kompania e tij Balfin Group e kishte hapur zinxhirin e parë të madh të supermarketeve në Shqipëri të quajtur Euromax. Pas diku tre vitesh, Mane e kishte shitur Euromaxin te kompania serbe Delta.

Por, lidhjet e Manes me bizneset serbe s’ndalen këtu. Ai bashkëpunoi edhe me kompaninë serbe Milshped, me të cilën kanë themeluar dy kompani së bashku.

A të krenohemi me Manen që hyri në Forbes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *