OPINIONTË FUNDIT

Vjen ‘goditja’ për Vuçiqin dhe lobimet marramendëse në SHBA: Trump preferon Kosovën, nuk lodhet për…!

Serbia kohët e fundit ka shpeshtuar lobimet në Shtetet e Bashkuar e Amerikës, kjo me qëllim të afrimit me aleatin kryesor të Kosovës.

Këto lobime janë komentuar mjaft shumë.

E në lidhje me to dhe se çka mund të fshihet pas tyre, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur Agim Aliçkaj, drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ai tha se lobimet e shteti serb bazohen në gënjeshtra dhe propaganda, derisa potencoi se arrijnë edhe shuma marramendëse dollarësh.

“Çdo gjë ka bërë dhe po bën Serbia në raport me kombin shqiptar dhe të gjitha kombet tjera për rreth, bazohet në gënjeshtra dhe propagandë me qëllim të realizimit të aspiratave të saja hegjemoniste. Ajo kurrë nuk ka pushuar së lobuari me shuma marramendëse dollarësh në Amerikë për arsye se çështja e saj është e padrejtë. Ne e kemi çështjen e drejtë dhe kemi arritur më shumë duke shpenzuar më pak. Por, për lobim në Amerikë duhet shpenzuar”.

ImageAgim Aliçkajn, drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.Foto galeri
Gjithashtu, Aliçkaj vlerëson se lidhjet e Vuçiq me Grenell dhe dhëndrin e Trumpit do të shkojnë huq, pasi nuk do të merren parasysh politikat e tij nga Trumpi.

“Serbia ka shkaktuar luftëra, krime dhe vuajtje të popujve të Ballkanit. Ajo nuk ka ndryshuar që nga koha e Milosheviqit. Tash, ka marrë hov me shpresa të kota se presidenti Trump do të ketë mirëkuptim për kërkesat e saj fashiste. Shpresat e regjimit despotik të Vuçiqit, bazohen në marrëdhëniet që ka krijuar me ish ambasadorin Richard Grenell dhe interesat ekonomike me dhëndrin dhe djalin e Trumpit. Unë besoj se këto përpjekje do t’i shkojnë huq”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, drejtori LQSHA tha se Trump e preferon Kosovën, para Serbisë dhe interesave të saj.

“Ata kërkojnë dhe shpresojnë që Trump do ti ndihmojë për të krijuar problem në Kosovë, në kohën kur Kosova, falë qeverisjes Kurti-Osmani-Konjufca, është e qetë dhe në rrugë të drejtë të zhvillimit të demokracisë, respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe ndërtimit të shtetit ligjor pro-amerikan. Kosova ofron mirëkuptim dhe paqe, Serbia ofron urrejtje dhe luftë. Trump e preferon të parën, nuk besoj se lodhet shumë për interesat serbe”, përfundoi Agim Aliçkaj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *