Arrestohen katër serbë në Gjakovë, dyshohen për lidhje me BIA-n serbe – iu gjetën armë e para
Policia e Kosovës sot rreth orës 01:00 të mëngjesit, ka arrestuar katër persona të nacionalitetit serb në Gjakovë, shkruan Gazeta Demos.
Siç mëson GazetaDemos, atyre u janë gjetur armë pa leje e një shumë e parave.
Në këtë moment ende nuk dihet qëllimi i tyre në Gjakovë, mirëpo burime të Demos bëjnë me dije se dyshimet fillestare janë se këta katër persona mund të kenë lidhje edhe me BIA-n serbe.
Demos e di edhe identitetin e tyre, por për momentin ato i publikojmë vetëm me iniciale dhe me vitin e lindjes së tyre.
N.V 1982
P. K 1990
B.R 1978
M.S 1982
GazetaDemos ka kontakuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.