Kurti takon Biserkon, diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet në rajon
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Në këtë takim, ata diskutuan mbi situatën aktuale, zhvillimet në rajon, zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare, rëndësinë e vlerave dhe historisë në politikë, si dhe perspektivat për të ardhmen.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, me qëllim gjithëpërfshirjen dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, progresiste dhe demokratike.
Ai e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin e saj në ndërtimin e urave të paqes, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit.