Konfirmon Presidenca: Data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pritet të caktohet sot
Data e seancës konstituive të Kuvendit Kosovës pritet të caktohet sot, konfirmoi Zyra e presidentes Vjosa Osmani, raporton KosovaNews.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konstitutive.