BOTATË FUNDIT

Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dronët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë dy anije të forcave ruse, që gjithashtu u goditën edhe me raketat kundër aeroplanëve TOR-M2.

Anijet ruse gjendeshin në ujë në Krimenë e pushtuar, kur u “vizituan” befasisht nga dronët dhe raketat ukrainase.

Inteligjenca ukrainase shpërndau edhe pamjet në rrjetet sociale të këtij sulmi që me sa duket i kishte zënë në befasi rusët.

“Dronët e HUR-it lokalizuan dhe më pas i goditën anijet. HUR-i përdori edhe raketat TOR-M2”, u tha në kumtesën e inteligjencës ukrainase.

Sulmi kishte ndodhur gjatë natës, kurse Krimea që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *