Banka Botërore zyrtarisht krenohet me Kosovën për transformimin e saj nga përfituese në donatore të IDA-s
Banka Botërore ka publikuar një video të shkurtër që tregon historinë e suksesit të Kosovës, e cila tashmë është donatore në kuadër të Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), duke theksuar angazhimin e vendit për mbështetjen e shteteve në nevojë.
Ky transformim simbolizon një hap të rëndësishëm për Kosovën, duke kaluar nga një vend përfitues i ndihmës ndërkombëtare në një kontribuues aktiv për zhvillimin global, përcjell Realiteti.
Si donatore e IDA-s, Kosova bashkohet me vendet e tjera që mbështesin financiarisht projektet zhvillimore në shtete që përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në solidaritetin ndërkombëtar dhe ndarjen e përvojës së saj të zhvillimit.