Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë të zgjerojë hetimet ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haxhiu bëri thirrje që Prokuroria të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.
“PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë pasur për detyrë ruajtjen e vullnetin të qytetarëve, megjithatë, ndonëse ishin të vetëdijshëm për skemën kriminale përmes votave me postë, ata refuzuan qëllimisht të kryenin detyrat e tyre. Ata mbyllën sytë përballë këtij krimi”.
“Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së dhe ndaj ekipit të përfshirë në këtë skemë kriminale dhe të sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë krim. Vullneti i qytetarëve duhet të mbrohet me çdo çmim!”, shkroi Haxhiu.