OPINIONTË FUNDIT

Tali: Kosova nuk mund të bie në kurthin e Serbisë – Pa njohje s’ka kompromis

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Teksa foli për takimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ai shprehet se “është e rëndësishme që të vësh vet diçka në tryezën e bisedimeve”.

“Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme në një proces të tillë dialogu, në një negociatë të ardhshme ndoshta, që të vendoset diçka në tryezë nga secila palë. Pra, nëse vë diçka në tryezë, do të kesh mundësinë të kesh një fjalë në agjendë për atë që po flitet. Pra, është e rëndësishme jo vetëm të presësh se çfarë do të vënë në tryezë përfaqësuesit e BE-së, nëse ka diçka fare”, u shpreh Mandl.

Analisti Driton Tali thotë për “Bota sot”, këtë deklaratë diplomatike Mandl ia ka drejtuar përfaqësuesve të ardhshëm të Kosovës në negociata, sepse pala serbe e ka “të vendosur në tryezë të negociatave diçkahin e saj”, e që është mosnjohja.

“Atë që e ka deklaruar deputeti i nderuar, z. Lukas Mandl, unë ka kohë që them në vazhdimësi, siç thuhet “do me m’dalë goja mas veshit” duke e përsëritur.

Ne nuk mundemi të bisedojmë për “normalizim të marrëdhënieve në këmbim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive”. Sepse kjo idioma politike “normalizim i marrëdhënieve” është futile, e pakuptimtë, për faktin se si mund të ketë normalizim me dikë që historikisht i ka ç’normalizuar marrëdhëniet dhe edhe më tutje e ruan “të drejtën e ç’normalizimit”, të kultivuar në hegjemonizmin e saj, të cilën publikisht e shpreh, pra jo “incognito”, zhbërjen e Republikës së Kosovës!?

Prandaj, për aq sa e njoh z. Lukas, këtë deklaratë diplomatike ia ka drejtuar përfaqësuesve të ardhshëm të Kosovës në negociata, sepse pala serbe e ka “të vendosur në tryezë të negociatave diçkahin e saj”, e që është mosnjohja.

Sipas Talit, do të ishte gabim që normalizimi i marrëdhënieve të lidhet me Asociacionin me kompetenca ekzekutive, pasi Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe ruan qëndrimin hegjemonist.

“Do të ishte gabim fatal për Qeverinë e radhës që ta formojë Asociacionin në këmbim të ashtuquajturit normalizim. Kushdo që e bën atë, do të futet në histori negativisht.

Prandaj, hapat e Qeverisë së radhës duhet të jenë armatosja e FSK-së dhe futja e njohjes “de jure” si kusht për Asociacionin me kompetenca sipas Kushtetutës së Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *