Këto janë ndryshimet që Trump do të bëjë në Kosovë; Profesori amerikan me një thirrje për kryeministrin e ri të Kosovës
Zgjedhjet e fundit amerikane rikthyen në pushtet Presidentin amerikan, Donald Trump. Presidenti Trump sapo mori pushtetin filloi ndryshimet e tij, madje thuhet se ato do të jenë edhe globale.
Fitorja e Presidentit Trump në Kosovë u pa në këndvështrime të ndryshme. Trump kishte filluar të trajtojë ҫështjen e dialogut Kosovë-Serbi sa ishte në pushtet mandatin e kaluar, ndërsa pritet që sërish të merret me këtë ҫështje
Por se cilat ndryshime priten të bëhen në Kosovë nga ana e Presidentit Trump?
Lidhur me këtë temë për ‘Bota sot’ ka folur profesori amerikan, Alon Ben Meir.
Profesori amerikan thekson se, duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e Trump, është e vështirë të parashikohet se çfarë mund të bëjë ai për një mori çështjesh të brendshme dhe ndërkombëtare.
ImageAlon Ben MeirFoto galeri
“Edhe pse shumë presin që ai të jetë jokonvencional në shumë mënyra, shumë pak mund ta imagjinojnë se sa mashtrues do të jetë dhe sa dëm është në gjendje t’u shkaktojë miqve dhe armiqve të Amerikës. Kosova nuk do të jetë përjashtim. Ne e dimë, për shembull, se ai nuk e pëlqen kryeministrin Kurti; Përshtypja e tij për Kurtin, megjithatë, bazohet në atë që Grenell, ish-ndërmjetësi i tij në dialogun Serbi-Kosovë, i ka përcjellë, e cila në përgjithësi ishte negative”, vlerëson profesori.
Meir: Kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të përpiqet të luajë me egon e Trump
Profesori amerikan, tutje thotë se “për shkak të dëshirës së tij të fortë për të kënaqur Putinin dhe duke pasur parasysh interesin e Putinit për të penguar Serbinë nga arritja e ndonjë marrëveshjeje me BE-në, Trump, mund të mbështetet më shumë te Kosova sesa te Serbia për të kërkuar koncesionin që ai mendon se i duhet për të arritur ndonjë mbret të një marrëveshjeje mes dy vendeve, veçanërisht në lidhje me asociacionin e komunave.
“Për më tepër, për shkak të neverisë së tij ndaj BE-së dhe NATO-s, ai mund të kërcënojë të tërheqë forcat e KFOR-it ose të ndërpresë tërësisht ose pjesërisht mbështetjen financiare të SHBA-së për Kosovën”, thotë ai.
Poashtu, ai bën thirrje që kryeministri i ri i Kosovës duhet të theksojë miqësinë me SHBA dhe Trump.
“Kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të përpiqet të luajë me egon e Trump dhe të theksojë miqësinë dhe vlerësimin e Kosovës për të gjithë sigurinë financiare dhe sigurinë që SHBA i ka ofruar Kosovës që nga fillimi i saj. Për më tepër, ai ose ajo duhet të demonstrojë një gatishmëri për të bashkëpunuar plotësisht me ndërmjetësuesin e ri të SHBA-së sapo të emërohet”, vlerëson ai.
Bexheti: Nuk duhet shumë të kërkojmë fakte bindëse se a ka interes për ndryshimin e Kosovës, pasi që ndihmën financiare në vlerë më të dhe se vendet tjera do ia ndajë Kosovës
ImageNexhat BexhetiFoto galeri
Po ashtu, për këtë temë ka folur edhe analisti politik, Nexhat Bexheti. Ai thotë se, mënyra se si manifestohet rikthimi i presidentit Trump flet vet statusi i një politikanit interpersonal.
“Pra, një model determinues i komunikimit me botën tjetër. Së këndejmi shtrohet nevoja për të zhvilluar aftësitë e dhënies së mesazheve në mënyrë të kënaqëshme, duke i zbutur dhe neutralizuar keqkuptimet dhe konfliktet të cilat i gjeti si konflikte të acaruara dhe të armatosura. Është i gabueshëm konstatimi se elokuenca verbale paraqet kushtin primar për një komunikim optimal me të tjerët. Presidenti Trump nuk është fillestar në politikë, ai qysh në mandatin e kaluar reflektonte ideologji antiluftarake, por nuk arriti që t’i implementojë. Me ngadhnjimin e mandatit të dytë presidencial, menjëherë i shfaqi publikisht, aspiratat për një rend të ri global. Edhe atë akoma pa e marë mandatin si president”, thekson Bexheti.
Ai thotë se, siç vërehet se presidenti Trump ka vizione për ndryshimin e rendit global, sepse filloi t’a shtrijë politikën jashtë teritorit të SHBA-së.
“Aspiratat fillestare mundemi t’i kuptojmë si keqtrajtim, ngase kërkoi që disa shtete t’u bashkohen shteteve të SHBA-ve, jo me forcë por me vetëdëshirë, edhe ka të drejtë sepse janë shtete me etnitet të njëjtë dhe flasin njëjtën gjuhë, ndoshta ky ka qenë imperativi presidentit Trump. Po ashtu edhe disave shtete ua tërhoqi vemendjen që të përmbahen nga politikat acaruese me vendet fqinjë”, thotë ai.
Gjithashtu, Bexheti thotë se sa i përket politikës së presidentit Trump, ndaj Kosovës, mundemi të kënaqemi sepse në takimin e parë me Kongresistët e vetë, ai aty e ka potencuar Kosovën si interes fillestare se do të kujdeset dhe njëkohësisht e ka lavdëruar politikën antikorruptive të premierit Kurti të ngjajshme me programin e politikës së vet sepse edhe ai e ka programin e politikës antikoruptive.
“Nuk duhet shumë të kërkojmë fakte bindëse se a ka interes për ndryshimin e Kosovës, pasi që ndihmën financiare në vlerë më të dhe se vendet tjera do ia ndajë Kosovës, dhe ndihma tjera në ndërtimin e fabrikave për municione dhe armë, do t’a ndryshojnë ekonominë nacionale të Kosovës, kryesorja është se Kosova është agjendë me prioritet në politikën globale të presidentit Trump. Po ashtu së shpejti do të dëgjojmë se territori i Kosovës do të garantohet nga SHBA-të.
Fakt tjetër është se dislokimi i bazave ushtarake nëpër Evropë do të zhvendosen pikërishtë në Kosovë dhe Shqipëri. Pra ndryshimi kryesor i Kosovës do jetë në sferën ushtarake dhe prodhimtaria e armëve si industri ekonomike. Kjo do t’i zhvilloje indirekt edhe degët tjera të ekonomisë kosovare. Nuk kalon shumë kohë që këto të mira për Kosovën do të publikohen nga administra e presidentit Trump”, thekson Bexheti për “Bota sot”.