POLITIKATË FUNDIT

“Do kemi qeverinë Kurti 3!”, vjen parashikimi befasues: Do votojnë edhe deputetët e partive…!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër.

LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind të votave, duke i lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 18.27 për qind.

Marrë parasysh që asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën, ende nuk dihet se si do të duket qeveria e re.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli Luan Gacaferi kryetar i degës së Guxo në Gjermani.

ImageLuan Gacaferi kryetar i degës së Guxo në Gjermani.
Ai u shpreh i bindur se do të kemi qeveri Kurti 3.

“Unë krejt çka mund të them është se prapë do kemi një qeveri të udhëhequr nga VV GUXO dhe Alternativa! Pra do kemi qeverinë Kurti 3!”.

Po ashtu, Gacaferi paralajmëroi se do ketë deputetë të partive tjera që do të votojnë për qeverinë Kurti.

“Unë jam shumë i bindur qe ka shumë deputetë të partive të tjera do e votojnë qeverinë Kurti 3, sepse askush prej deputetëve nuk ka interes që të shkohet prapë në zgjedhje!” – përfundoi Luan Gacaferi për “Bota sot”.

Theksojmë se, menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që brenda 30 ditësh të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

Gjatë kësaj seance, deputetët e rinj bëjnë betimin dhe më pas zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *