POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj: Qeveria Kurti është ‘satelit i Serbisë’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me mospagesën e orëve shtesë për policët dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Haradinaj ka theksuar se një qeveri që vendos për rritjen e çmimit të energjisë në mesnatë, ndërkohë që mohon pagesën e orëve shtesë të policisë, nuk është një qeveri e Kosovës, por e ka akuzuar si ‘satelit i Serbisë’.

“Qeveri që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë, nuk është qeveri e Kosovës, është satelit i Serbisë.”, shkroi Haradinaj në ‘Facebook’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *