POLITIKATË FUNDIT

Raportet e Osmanit me LVV-në dhe Listën ‘Guxo” – çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit si presidente?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë para pak dite se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.

“Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Osmani për media në Prishtinë.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Së pari, ai vlerësoi figurën dhe punën e Osmanit, derisa se kjo e fundit nuk i shërbeu elitës politike që qëndroi një kohë të gjatë në pushtet për të realizuar ambiciet e veta partiake.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pyetet nga gazetarët e vendit shpesh herë kohën e fundit se, a do të garojë edhe një herë për mandatin e presidentes së vendit, e cila me të drejtë edhe përgjigjet shumë qartë, se për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, do e merr edhe një mandat.

Kosova dhe shteti i saj, nuk duhet të varet vetëm nga një elitë politike, e cila shërbeu një kohë të gjatë në pushtet për të realizuar ambiciet e veta partiake dhe klanore dhe pushtetin e vet e konsideruan të përllogaritur përmes ndjesive dhe luksit, ku një pjesë e madhe e tyre u bënë milionera për një kohë të shkurtër në kurriz të popullit.

Por kësaj elite politike nuk i shërbeu presidentja Osmani, dhe prap se prapë, akuzat, shpifjet, sharjet dhe shantazhet e pabazuara nuk pushuan, të cilat janë elemente të ulëta ndër njerëzore, që e rrisin djallëzinë, shpirtligësinë dhe ndasinë në mesin e shoqërisë tonë, e në veçanti kur ato i drejtohen dhe fyejnë gjininë femrore, apo gruan tonë shqiptare”.

Krahas kësaj, Preqi foli edhe për akuzat që kundërshtarët politik të presidentes po ia bëjnë asaj.

ImageOpinionisti Dedë Preqi.Foto galeri
Sipas tij, këto janë një “zbarzje e urrejtejeve personal”, që nuk lidhen me çështjen e problemeve.

“Revanshet e kundërshtarëve ndaj presidentes dr.Vjosa Osmani, janë akuza që nuk kanë të bëjnë me substancën e problemit, por janë zbrazje të urrejtjeve personale dhe ndër partiake, të cilat sjellin përçarje dhe dëshirojnë qëllimisht ta shdërrojnë çështjen e zgjedhjes së presidentit, apo presidentes në arenë të kundërshtimeve dhe dështimit të këtij shteti.

Shoqëria e jonë duhet të ndjehët krenare me angazhimin dhe pjesëmarrjen e gruas dhe femrave shqiptare në aktivitetet politike dhe institucionale, duke mos lënë anash rrolin e femrave tona në shumë aktivitete kulturore e sportive, ku kanë rrëmbyer edhe medale të arta dhe janë bërë kampione të botës, dhe ambasadore të para, duke valuar flamuri i Kosovës, edhe në ato vende ku nuk e kanë njohur shtetin e saj”, vlerësoi ai.

Në vazhdim, opinionisti lavdëroi punën e Osmanit në rrafshin e politikës së jashtme, duke e cilësuar si një grua me aftësi për të kaluar pengesat dhe sfidat.

“Zonja Vjosa Osmani, është personaliteti më i votuar i grave në politikën shqiptare dhe një nga femrat intelektuale dhe profesinale me merita të veçanta, e cila arriti të bëhët kryetare e Parlamnetit dhe pastaj edhe presidente e Kosovës, duke treguar shembullin më të mirë në shoqërinë tonë demokratike, poashtu edhe në shoqërinë rajonale.

Presidentja Osmani, është e zonja dhe e ka aftësinë për t’i tejkaluar prigjet dhe pengesat, e cila me kriterin e dijes dhe njerëzores mund të hyjë në marrëdhënie me gjithë botën demokratike, në kryerjen e detyrave që rrjedhin për shtetin dhe popullin e këtij vendi.

Osmani, ishte aktive në politikat dhe marrëdhëniet e jashtme, duke komunikuar dhe përforcuar marrëdhëniet me shumë vende të botës dhe me SHBA-të, poashtu edhe unifikuese me popullin e vet pa dallim.

Ndër të tjera ajo i ftoi të gjithë presidentët e vendit në një konsultë, me ç’rast si asnjëherë më parë, kjo e krijoj një kulturë dhe model i këtij lloji, që nuk kishte ekzistuar ndonjëherë më parë në vendin tonë”, nënvizoi Preqi.

Ndër të tjera, ai tregoi se cilat janë gjasat që Osmani ta marrë edhe një mandat të dytë si president.

Këtu përmendi raportimet se Osmani ka prishur raportet me LVV dhe Listën Guxo, e që sipas tij kjo nuk qëndron.

Opinionisti tha se gjërat në realitet janë krejt ndryshe dhe nuk kanë asnjë çarje brenda përbrenda tyre.

“Dhe vjen pyetja, sa ka gjasa që Vjosa Osmani, të marrë një mandat të dytë, duke parë se nuk ka raporte të mira sikur më herët me LVV, dhe Lëvizjen Guxo?

Nëse e kemi parasysh këtë gjë, mund të provojmë, qoftë edhe si një kërkim, që të gjejmë një figurë të presidentit apo presidentes, që do ta zgjedhte populli dhe shteti i Kosovës, edhe pse nganjëherë na duket se e gjetëm një figurë unike dhe apolitike, por kjo ndodh vetëm atëherë kur në themel të kërkimit kemi vënë kritere të veprimit shoqëror, të kulturës, dijes dhe të thellësisë së besimit njerëzor.

Dhe nëse shkojmë në thelbin e kësaj çështje, në fakt për ta parë këtë bërthamë kemi nevojë për atë mprehtësi shikimi dhe zgjedhje që emërohet, me cilësi dhe aftësi të atij personaliteti, duke hedhur poshtë lidhjet dhe animet partiake, familjare dhe të tjera.

LVV dhe Lista Guxo, nuk i kanë të prishura raportet me presidenten Vjosa Osmani, por më shumë këto raporte janë zbehur nga mediat dhe disa gazetarë që janë bërë « argatë » të opozitës, dhe këto raporte kanë rënë në sytë e popullit edhe si trillime, të cilat në realitet janë krejt ndryshe dhe nuk kanë asnjë çarje brenda përbrenda tyre, kur dihet se mometalisht presidentja nuk i takon edhe asnjë partie politike”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *