POLITIKATË FUNDIT

Pse nuk provokuan Edi Ramën, po Albin Kurtin? Zbulohet misioni i “humoristëve” rusë për trazimin e Kosovës vetëm dy ditë pas zgjedhjeve!

Pse nuk provokuan Edi Ramën, po Albin Kurtin? Zbulohet misioni i “humoristëve” rusë për trazimin e Kosovës vetëm dy ditë pas zgjedhjeve!
Politika
Pse nuk provokuan Edi Ramën, po Albin Kurtin? Zbulohet misioni i “humoristëve” rusë për trazimin e Kosovës vetëm dy ditë pas zgjedhjeve!
Nga: M.L. Më: 28 mars 2025 Në ora: 13:51

Foto galeri
Foto ilustrimBytyçi: Mos ndoshta provokatorët rusë prisnin që Kurti të fliste në atë mënyrë, që ata ta përdornin intervistën e tij për destabilizim?!
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ishte pre e një telefonate me video nga dy humoristë rusë dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus.

Ata kanë publikuar në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, ky incident ka ndodhur më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Ai e arsyetoi rënien e kryeministri pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhje me rreth 42 për qind të votave.

Ky incident ngjalli reagime të shumta. Zyra e kryeministrit mori kritika për pakujdesim, derisa u tha se rastet e tilla mund të cenojnë edhe sigurinë kombëtare.

Duke e komentuar këtë rast, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dr. Enver Bytyçi ka rikujtuar se kryeministri Kurti nuk është “viktima” e parë e dy humoristëve rusë.

ImageProf. Dr. Enver BytyçiFoto galeri
“Albin Kurti nuk është viktima e pare e trikut të dy humoristëve rusë, të cilët duket qartë se janë në një rol provokimi në vende, kundër të cilave Rusia zhvillon një luftë hibride. Ata kanë provokuar përmes thirrjeve si kjo edhe shumë liderë e figura tjera europiane, si p.sh presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, ish-kryeministrat e Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Millo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe figura të njohura si Elton John dhe Princi Harry”, ka thënë ai.

Për profesorin, thirrja që humoristët e shërbimit sekret të Rusisë i kanë bërë kryeministrit të Kosovës në emër të presidentit të Letonisë, nuk drejtohet kundër Albin Kurtit, por është një akt kundër Kosovës.

“Kjo thirrje është vetëm një nga format e luftës hibride që Kremlini zhvillon kundër Kosovës dhe shumë vendeve të tjera në rajonin tone, përveç Serbisë dhe Republikës Srpska. Pse këta humoristë nuk luajtën psh me Aleksandër Vuçiq, Aleksandër Vulin, apo Milorad Dodik?! Pse ata luajtën kartën e humorit me qëllim diskreditimi me kryeministrat malazezë Milo Gjukanoviç dhe Dushko Markoviç dhe nuk e kanë bërë këtë p.sh me Abazoviçin. Po e përmend Dritanin, se e njohim më mire. Pse nuk provokuan Edi Ramën, po Albin Kurtin?”, pyet ai.

Andaj, sipas tij, në politikë dhe për politikën asgjë nuk është e rastësishme.

“Dhe që thirrja e rusëve të jetë politike, me qëllime diversioni dhe agresioni, si pjesë e luftës hibride, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Kujtoj thirrjen që ata i bënë Zoran Zaev. Ishte asokohe një përpjekje për ta diskredituar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, sepse ai pranoi Marrëveshjen e Prespës, të cilën më parë e kishte bllokuar me format e saj Rusia.

Edhe vendet që ishin target i provokacionit të humirostëve rusë janë vende, ku Rusia ka ndikim të pjesshëm. Nuk janë vende pro-ruse në tërësinë e tyre, por vende që kanë një përqindje të popullsisë me vokacion pro-rus. Në të tilla vende provokacioni shkon më me sukses. Shihni këto vende. Mali I Zi, kur drejtohej nga koalicioni pro euro-atlantik. Maqedonia e Veriut, kur u rrëzua një qeveri proserbo-ruse. Kosova, ku serbët e këtij vendi kanë mbajtur deri vonë portretet e Vladimir Putin në vende publike”, shprehet Bytyçi.

Por, sipas tij, edhe Franca, ku ka një të djathtë ekstreme pro-ruse me ndikim shumë të madh.

“Qoftë dhe nga kjo pikëpamje është lehtësisht e dallueshme që “humoristët” rusë që provokojnë liderë të ndryshëm të vendeve në fjalë janë provokatorë dhe pjesë përbërse e rrjetit rus të luftës hibride në Europën Juglindore. Ndërkohë dita kur është provokuar Albin Kurti ka qenë një ditë e përzgjedhur me kujdes. Vetëm 24 orë ose diçka më tepër pas votimeve të 9 shkurtit. Duhet menduar, a mos kishte një projekt destabilizimi në Kosovë?! Mos ndoshta provokatorët rusë prisnin që Kurti të fliste në atë mënyrë, që ata ta përdornin intervistën e tij për destabilizim?!”, potencon ai.

Në fund, profesori thotë se këto janë shumë indicie që na çojnë në faktin se Kremlini vazhdon dhe do të vazhdojë luftën hibride kundër shtetit të Kosovës.

“Derisa të marrë benefitet e tij nga sponsorët e këtij shteti, pra nga Perëndimi. Por edhe më pas. Sa kohë që serbët e Kosovës, sidomos ata në veri, nuk do të jenë integruar në institucionet e Kosovës dhe nuk do ta njohin zyrtarisht e politikisht shtetësinë e saj, aq kohë rusët do të besojnë se e kanë thuajse të garantuar suksesin e tyre të provokimeve kundër shtetit më të ri në Evropë. Mos harrojmë se Kremlini i shfrytëzon Kosovën edhe për të shantazhuar Evropën dhe Bashkimin Europian”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *