TË FUNDIT

Kos: Rrugëtimi i Shqipërisë në BE mund të përfundojë në fund të vitit 2027, Serbia në ngecje

Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos ndodhet për një vizitë disaditore në Slloveni.

Në një intervistë për median sllovene RTV SLO Kos foli për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që përballet Bashkimi Evropian.

Në një nga postimet e saj në Twitter Kos theksoi vlerat e demokracisë, solidaritetit dhe shtetit të së drejtës.

Komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian ishte një çështje gjeopolitike dhe jo vetëm një proces teknik – duke shtuar se Shqipëria mund të kalonte vijën e finishit deri në fund të vitit 2027.

“Ballkani Perëndimor është në plan të parë. Personalisht, më dhemb shumë që procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndodhur për kaq shumë vjet”, tha komisionerja e BE-së.

“Dy vende janë në krye, njëri është Mali i Zi, me të cilin mund të përmbyllim negociatat deri në fund të vitit 2026 dhe më pas varet nga shtetet anëtare se sa kohë do të duhet për ratifikimin”, tha Kos.

“Aktualisht, Shqipëria është në vendin e dytë, e cila mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027”, shtoi ajo.

“Rreth një mijë njerëz punojnë për një vend kandidat në Bruksel, nga të gjitha fushat. Këto janë aftësi teknike, por në fund do të vendosin shtetet anëtare”, tha Kos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *