Opinionisti “zbulon” cila deputete shkakton tensione brenda LDK-së, ja opsioni më i arsyeshëm për formimin e qeverisë
Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.
Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.
Gjersa, partia fituese është në pritje të afatit, ajo qeverinë e vetme nuk mund ta formojë dhe për këtë i duhet një koalicion.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë shprehur kundër ofrimit të një koalicioni, madje pa pasur kërkesa që t’iu bashkangjiten qeverisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta në këto zgjedhje, por vazhdon të jetë më e zëshmja kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Doarsa Kica-Xhelili, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë LDK ka hendek të thellë me VV, por nuk është as në bllok me opozitën.
Kica-Xhelili ka theksuar se LDK nuk hyn në një qeveri që nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.
“Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht: Kemi hendek të thellë me VV; LDK nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK (Lumir Abdixhiku) . Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit. Mbi këto premisa, ne u votuam! Votuesi ynë, na dha besimin mbi këto qëndrime! Votuesi ynë, si para, njësoj pas zgjedhjeve – e gjen LDK të pandryshueshme në premtimet e saj”.
“Nëse ky vend sot na do në opozitë, si parti të tretë, aty do të na ketë! Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona. Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tonë. Sot, jemi 65 mijë më shumë se në 2021!Një ditë, do të ringritemi si një”, ka thënë ajo.
ImageDoarsa Kica-XheliliFoto galeri
Opinionisti Ismail Muçiqi, thotë se Doarsa Kica- Xhelili po shkakton tensione brenda LDK-së.
Sipas tij, ajo duhet të jetë e fundit për t’u prononcuar në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Padyshim se kjo Deputete e posazgjedhur e LDK-sӫ po shkakton tensione Brenda LDK-sӫ duke u munduar tӫ eksponohet pa vend. Deputetja Doarsa ӫshtӫ e fundit ajo qӫ duhet tӫ prononcohet apo tӫ jap mendim nӫ emӫr tӫ Lidhjes Demokratike. Po tӫ kishte njohuri dhe integritet apo vision kjo do duhej tӫ qӫndroj anash, pasi qӫ kjo shumӫ vonӫ ӫshtӫ pjesӫ e strukturave tӫ Lidhjes Demokratike. Patjetӫr se opsioni mӫ i pranueshӫm dhe mӫ i nevojshӫm dhe mӫ i arsyeshӫm do tӫ ishte qӫ Lidhja Demokratike tӫ bӫjӫ koalicion me Lӫvizjen Vetӫvendosje nӫ interes tӫ Kosovӫs dhe tӫ ardhmӫs sӫ saj”, deklaron Muçiqi.
ImageOpinionisti Ismail MuçiqiFoto galeri
Ai opsion më të pranueshëm për qeveri konsideron LVV- LDK, gjersa komenton deklarimet në media se Doarsa Kica- Xhelili imiton Vjosa Osmanin, ai shton se ajo nuk mund të krahasohet me presidenten.
“Patjetӫr opsioni mӫ i pranueshӫm do tӫ ishte ky LVV – LDK. Kjo Deputetja Doarsa ӫshtӫ larg tӫ integritetit politikӫ dhe kapitalit qӫ e ka nӫ Lidhjen Demokratike Vjosa Osmani. Asesi kjo nuk mund tӫ arrijӫ tӫ krahasohet me Vjosa Osmanin e cila po e pӫrfaqӫson Kosovӫn nӫ arenӫn Botӫrore nӫ mӫnyrӫn mӫ brilante dhe po i jep kuptim diplomacisӫ duke e pӫrfaqӫsuar vendin pӫr mrekulli”, shton opinionisti.