SPORTITË FUNDIT

Kryeministri Albin Kurti i gëzohet fitores së Kosovës ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës siguroi plasmanin në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti Islandën me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve.

Vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi Vedat Muriqi i cili ishte autor i të tre golave që ‘Dardanët’ realizuan në këtë sfidë.

Pas përfundimit të duelit reagimet ishin të shumta nga figura të njohura politike të vendit, teksa tashmë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar kombëtaren e Kosovës për kualifikimin dhe lojën e treguar.

“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur”.

“Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, thuhej në postimin e Kurtit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *