OPINIONTË FUNDIT

Pas deklaratës së Hotit drejtuar Abdixhikut, analisti vjen me një parashikim befasues për LDK-në: E pret e keqja e madhe!

Ai ka listuar disa arsye pse LDK-së i duhet një udhëheqje e re.

“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Prandaj, thotë Hoti, për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri.

E në lidhje me këtë ‘krisje’ brenda LDK-së, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

ImageFaton MehmetiFoto galeri
Ai thotë se nëse bazohemi në parimin e demokracisë, Hoti ka të drejtë mirëpo nëse shikojmë të drejën morale atëhere Hoti nuk mund të kërkojë një gjë të tillë.

“Në parim z.Hoti ka të drejtë duke u bazuar në parimin e demokracisë “kush humb largohet”, dhe deri këtu është krejtësisht e ligjshme dhe e drejtë kërkesa e tij.Mirëpo, a ka të drejtë morale z.Hoti të kërkojë një gjë të tillë? Përgjigja është jo, pasi është pikërisht z.Hoti njeriu që bashkë me Isën dhe disa të tjerë ka degraduar partinë kaq poshtë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që Abdixhiku duhet të shpallë zgjedhjet e brendshme në parti.

“Andaj, është normale dhe e pritshme që z.Abdixhiku nuk është përgjigjur.Por, Lumiri duhet të shpallë zgjedhjet e brendshme në parti, të jep dorëheqje dhe t’i futet garës për të marr drejtimin e partisë”, thotë analisti.

Në fund, Mehmeti paralajmëron përqarje edhe në PDK nëse ish-krerët dënohen në Hagë.

“Edhe në PDK do të ketë përqarje nëse ish-krerët e saj dënohen në Hagë, pasi Memli është kryetar i përkohshëm, atëherë pritet të ketë përqarje dhe ndasi të mëdha. LDK e pret e keqja e madhe nëse nuk reformohet dhe nëse Abdixhiku nuk shpall zgjedhjet të brendshme për të marr apo jo legjitimitetin e anëtarësisë”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *