Kryeministri Kurti njofton për identifikimin e 11 të zhduk’urve gjatë lu’ftës në Kosovë
Pas 26 vitesh ankthi dhe pritje, 11 të zhdukur gjatë lu*ftës në Kosovë janë gjetur dhe identifikuar në va*rrezën masive në Bishtazhin.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Republikës së Kosovës nëpërmjet një reagimi në facebook.
Kurti ka thënë se ky është një moment i dhimbshëm për familjet e tyre, të cilat për më shumë se një çerek shekulli kanë jetuar me shpresën se një ditë do të merrnin përgjigje për fatin e të dashurve të humbur.
Në vitin 1999, pas mas*akrës në Kralan, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë rrëmbyen këta individë, së bashku me qindra burra e djem të tjerë shqiptarë, dhe i groposën në va*rreza masive në një përpjekje për të fshirë gjurmët e kr*imeve të kryera. Ata u grumbulluan me dh*unë më 2 prill 1999 dhe u mbajtën nën tortura të vazhdueshme për dy ditë pa ujë dhe ushqim. Më 4 prill, 86 burra dhe djem, përfshirë 11 të mitur, u ndaluan dhe nuk janë parë më të gjallë pas asaj dite.
Pas shumë vitesh hetimesh dhe përpjekjesh, trupat e tyre u gjetën në afërsi të liqenit Peruqac, në Bajina Baštë të Serbisë, dhe më pas u zhvarrosën nga Bishtazhini. Serbia i rrëmbeu kufomat, duke i fshehur për shumë vite, por tani, pas 26 vitesh, ata janë identifikuar.
Emrat e të identifikuarve janë:
Adem Gashi
Sahit Gashi
Bekim Hasani
Sheremet Ismajli
Mentor Myrtaj
Osman Fejza
Shkelzen Hajdaraj
Bekim Gashi
Sabedin Kryeziu
Mentor Kryeziu
Vehbi Halilaj
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, për të mos lejuar harresën të mbulojë kr*imet çnjerëzore dhe gjen*ocidin që Serbia ka kryer gjatë lu*ftës. Ai ka përkujtuar sakrificën e madhe të të gjithë martirëve të kombit dhe ka ripërsëritur angazhimin e Qeverisë për të siguruar drejtësi për viktimat e luf*tës dhe për të mbrojtur të vërtetën.
“Plagët e hapura të zhdukjeve me dhu*në janë një dëshmi e kr*imeve që nuk do të harrohen,” theksoi Kryeministri Kurti. “Ne jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë dhe qëndrojmë pranë familjeve që po përballen me dhimbjen dhe kujtesën.”
Kryeministri ka shprehur angazhimin për të vazhduar luf*tën për të drejtën dhe për të mos lejuar që kr*imet e lu*ftës të mbesin të padënueshme.