POLITIKATË FUNDIT

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Xhavit Haliti nga PDK i cili në zgjedhjet e fundit nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet ka folur për rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sagës së mos certifikimit të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se në të gjitha zgjedhjet e kaluara rezultati është dhënë thuajse në natën e parë dhe se votat janë numëruan në qendrat e votimit.

‘’Tani ligji i ri ka tjera komplikime, për të pas një transparenc më të madhe, për të pas një mundësi më pak për të keqkuptu se ka keq përdorime e vjedhje të votave apo s’ka. E kanë vendos bashkë të gjitha partitë, edhe PDK me përfaqësuesit e vet që kanë qenë, e kanë bë këtë ligj. Vet ligji e stërzgjat këtë çështje’’, deklaroi Haliti në Tv Dukagjini.

‘’Numërimi i votave ka qenë transparent dhe vërejtjet janë ato që janë’’, ka shtuar ai.

Haliti ka thënë se nuk është i kënaqur me procesin e zgjedhjeve.

‘’Unë s’jam i kënaqur. PDK ka hy në zgjedhje dhe ka pas një projekt me të cilin ka pas me dal partia e parë”.

Ai ka thënë se mbas luftës kanë pas më shumë si përqindje se sa sot, por nëse krahasohet me zgjedhjet e kaluara edhe sot ‘’kemi më shumë deputet se në zgjedhjet e kaluara”.

“Në raport me zgjedhjet e kaluara ne jem më mirë tani dhe jemi partia e dytë, përkundër angazhimit për të dalë e para’’.

Ai ka thënë se në PDK nuk ka pasur telashe të brendshme por ka pasur konkurrencë të brendshme.

“Ligji e ka mundësua që të përcaktohen këto 10-shet e famshme”.

Ai ka thënë se votat janë koncentru tek kandidatet që vijnë nga ato zonat e përcaktueme ku PDK ka pasur më shumë elektorat.

‘’Fatkeqësisht një pjesë e madhe e Kosovës ose një përqindje regjionesh dhe komunash kanë mbetur të pa përfaqësuara në grupin parlamentar të PDK-së, ashtu siç kanë mbet edhe tek partitë e tjera’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *