“A po e sheh andërr Kurtin? – A je me Albinin ti a kundër – Jaaa, lej këto?”, Përplasja e ashpër mes Azdren Shalës e Blerim Latifit
Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për zhvillimet kryesore të javës, aksionin në Ministrinë e Bujqësisë dhe takimet e liderëve të partive.
Një përplasje ka ndodhur mes panelistëve Blerim Latifi e Asdren Shala, ku ky i fundit e pyet Latifin se a është me Kurtin, apo kundër tij.
Latifi thotë se nuk është me asnjërën nga këto partitë.
Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga debati i tyre:
Latifi:Unë nuk mendoj 24h në ditë për Kurtin
Shala: Ish dashtë me mendu
Shala: A je me Kurtin?
Latifi: Qe 4 vjet njerëzit e kanë parë live a jam me to.
Shala: A je kundër tij pra? Njona duhet me kon
Shala: Vet e ke kritiku, keqqeverisje, autoritar, kap mediat dhe në fund po thu lyp për me kursy mjete për me kthy pushtetin
Latifi: Unë nuk jam me asnjërën prej këtyre partive
Shala: Kjo ska rëndësi, e keqja më e vogël kjo.