POLITIKATË FUNDIT

Ministri kroat: Nuk e pyesim më Serbinë se çfarë guxojmë të bëjmë dhe çfarë jo! S’kthehet kurrë më ajo kohë!

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka reaguar ndaj një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë mbi marrëveshjen për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Ministria serbe e quajti “provokim” marrëveshjen, ndërsa ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për t’u kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me të.

Anushiq është përgjigjur qartë se koha kur Kroacia e ka pyetur Beogradin ka kaluar dhe nuk kthehet më kurrë.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë i lejohej të bënte dhe si duhet ta bënte, dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë. Kemi 35 vjet që jemi shtet i pavarur, kemi kaluar pesë vjet agresion dhe politikë që mbrojti një narrativë të tillë. Kroacia do të nënshkruajë deklarata me kë të dojë dhe bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën është i fokusuar në shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin ndërmjet industrive ushtarake dhe mbështetjen për rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në platformën X.

Më 18 mars, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruar Deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake. Memorandumi ka qëllim promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, ofrimin e mbështetjen së plotë për integrimin euroatlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *