TË FUNDIT

Skandaloze: grabitësi serb ishte në burg dhe u lirua para kohe, vitin e kaluar u arrestua nga Policia e Kosovës në veri dhe u dënua për kultivim të dr’ogës

Dy persona kanë mbetur të plagosur paraditën e sotme, gjatë një grabitje me armë zjarri tek “Albi Mall” në Veternik. Njëri nga të plagosurit është pjestar i sigurimit fizik për bartjen e mjeteve monetare ndërsa i plagosuri i plagosuri tjetër është grabitësi Millosh Vukojeviq nga komuniteti serb.

Sipas burimeve të KosovaNews në fillim të vitit të kaluar Policia e Kosovës gjatë një operacioni kishte gjetur një plantacion me drogë në Leposaviç në pronësi të Millosh Vukojeviq mirëpo ai nuk ishte gjetur në vendin e ngjarjes.

Me 25 shkurt të vitit të kaluar Njësia Kundër Narkotikëve të Rajonit Verior, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale, kanë bastisur një shtëpi në fshatin Graniçan.

Aty u gjetën u gjetën 23 bimë të dyshuara si kanabis, me gjatësi nga 40 cm deri në 1.85 cm.

“I dyshuari nuk është gjetur në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit. Ky person, megjithatë, është ndaluar në vendkalimin në Jarinje mbrëmë rreth orës 19:30 teksa po hynte në Kosovë. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtarë nga policia.

25 vjeçari serb me 22 nëntor 2024 ishte dënuar më 1 vit burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kultivim të drogës dhe i njëjti ishte duke e mbajtur dënimin deri muajin e kaluar.

Sipas burimeve të KosovaNews muajin e kaluar Millosh Vukojeviq ishte liruar me kusht me kërkesën e tij dhe kjo kërkesë i ishte miratuar nga Paneli i Lirimit me Kusht duke qenë se ai kishte mbajtur shumicën e burgut prej 1 vjetësh.

Menjëher pas daljes nga burgu pra ende pa u bërë një muaj, Millosh Vukojeviq së bashku me tre persona të tjerë me maska u përfshi në një grabitje të armatosur duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve mirëpo falë reagimit të sigurimit ai mbeti i plagosur rëndë duke lënë të plagosur një pjesëtar të sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *