TË FUNDIT

Statovci: Partitë e vjetra, edhe pse humbëse, po i fërkojnë duart për pushtet

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se partitë e vjetra këto ditë janë shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushtetia, siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë.

Ata duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Sipas saj, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve dhe dëshirojnë që partisë që populli ia dha 48 deputetë t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Ajo ka thënë se vullneti i qytetarëve është i qartë dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike.

“Parti të vjetra duke folur vetmeveti dhe duke fërkuar duart për pushtet, edhe pse humbës.

Këto ditë ishin shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushteti. Ashtu siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë. Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Me i lënë, këta ta prejnë hartën e institucioneve, sipas kuteve të tyre. Vullneti i qytetarëve është i qartë, dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike”, ka thënë Statovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *