Qeveria aprovon udhëzimin për masat e veçanta për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të enjten mbrëma mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje ka marrë tri vendime.
Kabineti qeveritar ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.
Po ashtu, ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
Është ndryshuar dhe plotësuar gjithashtu vendimi për zëvendësimin e Kastratit me Kalanderin në Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale