Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Podujevë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia
Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.
Sipas raportit të policisë karrocën e ngiste një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ngarkuar mallrat në brendi të Serbisë.
Pas kontrollit u pa se në karrocë ishin ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj dhe gjithsej 6 paleta pula, që përbënin rreth 66 kokë pula.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa malli i sekuestruar është marrë nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor procedura të mëtejme.