Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë po qëndron në Kosovë, Ambasada e SHBA jep detaje për takimin me Prattipatin
Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë po qëndron në Kosovë, Ambasada e SHBA jep detaje për takimin me Prattipatin
E ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me Komandant i Ushtrisë së SHBA’së për Europën dhe Afrikën, gjeneralin, Christopher Donahue, pasi që ky i fundit ka zhvilluar vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim thuhet se vizita e komandantit, riafirmon angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe për thellimin e lidhjeve midis shteteve.
‘‘E ngarkuar me punë, Anu Prattipati, ishte e kënaqur të mirëpriste Generalin Christopher Donahue, Komandant i Ushtrisë së SHBA-së për Europën dhe Afrikën, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Vizita, e cila përfshinte takime bilaterale dhe multilaterale, riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të ndritur dhe për thellimin e lidhjeve midis kombeve tona’’, thuhet në njoftim.