Gazetari gjerman, godet ish-ambasadorin e Kosovës në Gjermani: Beqë Cufaj, tani shkruan për gazetën pro-ruse të propagandës “Weltwoche”, çfarë rënie e thellë!
Gazetari i njohur gazetës prestigjize gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, nëpërmjet një postimi në rrjetin X ka goditur ish ambasadorin e Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.
Martens ka akuzuar Beq Cufajn se po publikon artikuj në gazetën zviceriane “Die Weltwoche” e cila në opinionin europian njihet si gazetë pro-Ruse.
“Çfarë rënie e thellë. Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, tani shkruan për gazetën pro-ruse të propagandës “Weltwoche” Sa pak respekt për veten mund të ketë dikush?”
Gazetari i FAZ në postimin e tij i ka postuar dy artikuj që i ka publikuar ish Ambasadori Cufaj në gazetën zviceriane “Die Weltwoche” duke lënë të kuptohet se këtë e ka bërë për para.
Martens ka mbetur i trishtuar nga ajo çfarë ka bërë ish ambasadori Cufaj duke thënë se në rast vështirësish financiare, ka gjithmonë mirëqenie sociale në Gjermani dhe që sipas tij jo të merret me prostitucion.
“Në rast vështirësish financiare, ka gjithmonë mirëqenie sociale në 🇩🇪. Askush nuk duhet të merret me prostitucion. E trishtuar.” ka shkruar gazetari i FAZ në rrjetin X.